Trajnim praktik — ankthi dhe stresi

Kur mendja nuk ndalet dhe trupi nuk po qetësohet, është koha ta kuptosh ankthin më ndryshe.

Trajnim praktik për të rritur, prindër, studentë dhe maturantë që po përballen me stres, pagjumësi, presion, mendime të tepërta ose ankth për të nesërmen.

Nuk ke nevojë të kesh diagnozë për të ardhur. Mjafton të duash ta kuptosh më mirë çka po ndodh me trupin dhe mendjen tënde.

20 qershor 2026 Prishtinë Vende të limituara Nga 15€
Grua duke medituar — qetësi dhe mirëqenie mendore

Teknika praktike

Strategji të thjeshta për qetësi në përditshmëri.

Mendje e qetë

Ushtrime për uljen e ankthit dhe stresit.

Mbështetje reale

Punë praktike në grup nga profesionistë.

Çfarë do të mësoni

Teknika praktike për menaxhimin e ankthit, stresit dhe mendimeve të tepërta.

Për kë është trajnimi

Për këdo që përjeton ankth, stres, lodhje mendore apo ndjenjë mbingarkese.

Rezultatet që synojmë

Më shumë qetësi, përqendrim, vetëbesim dhe kontroll në jetën e përditshme.

Gjumi i çrregullt
Mendime që s'ndalen
Tension në trup
Ankth për të nesërmen

Nëse nuk po mundesh me fjetë mirë...

Nëse mendimet nuk po të ndalen...

Nëse trupi është i tensionuar edhe kur je në pushim...

Nëse ke ankth për të nesërmen, për punën, për fëmijën, për provimet ose për të ardhmen...

Ky trajnim është për ty.

Nuk ke nevojë të kesh diagnozë për të ardhur. Mjafton të duash ta kuptosh më mirë çka po ndodh me trupin dhe mendjen kur stresi rritet.

Çka është ky trajnim

Nuk është ligjëratë ku vetëm dëgjon. Është trajnim praktik ku kupton çka po ndodh në trupin tënd — dhe çka mund të bësh kur ankthi rritet.

Mos prit Çka ofrohet

Seminar për ankthin

Trajnim praktik për ankthin, stresin dhe mbingarkesën mendore

Menaxhimi i stresit

Çka me bë kur trupi është në alarm dhe mendja nuk ndalet

Psikoedukim teorik

Shpjegim i thjeshtë + ushtrime që mund t'i përdorësh menjëherë

  • Pse trupi reagon sikur je në rrezik, edhe kur realisht nuk je.

  • Pse zemra rreh më shpejt, pse frymëmarrja ndryshon dhe pse trupi tensionohet.

  • Çka me bë kur mendimet fillojnë të shkojnë keq e më keq.

  • Ushtrime të thjeshta për qetësim, frymëmarrje, tokëzim dhe rikthim të kontrollit.

  • Si prindi mund ta qetësojë ose ta rëndojë fëmijën pa dashje.

Çka do mësosh

Mjete konkrete që mund t'i përdorësh që nesër.

01

Ta kuptosh trupin në alarm

Pse rrahjet e zemrës, tensioni, frymëmarrja dhe gjumi lidhen me ankthin.

02

T'i dallosh mendimet që ta rrisin panikun

Si ta kuptosh kur mendja po të ndihmon dhe kur po të fut në skenarë katastrofikë.

03

Ta qetësosh sistemin nervor

Ushtrime të thjeshta për frymëmarrje, tokëzim dhe rikthim të vëmendjes.

04

Të mos e shtosh presionin pa dashje

Sidomos për prindër: çka të thuhet dhe çka mos të thuhet në periudha provimesh.

05

Ta menaxhosh ankthin para vendimeve të mëdha

Si të përgatitesh pa u djegur nga stresi, perfeksionizmi dhe frika nga dështimi.

06

Të dalësh me plan praktik

Jo vetëm inspirim. Një mini-plan personal për ditët pas trajnimit.

Për kë është

Nuk ke nevojë të kesh diagnozë ankthi për të ardhur.

Ky trajnim është për njerëz që duan ta kuptojnë dhe menaxhojnë më mirë stresin, ankthin dhe mendimet që nuk ndalen.

Të rritur të mbingarkuar

Për ty që mban punë, familje, përgjegjësi dhe një presion të vazhdueshëm brenda vetes.

Prindër

Për prindër që duan ta ndihmojnë fëmijën pa ia shtuar ankthin pa dashje.

Nëna që mbajnë stresin e familjes

Për nënat që e shohin fëmijën në stres, por nuk dinë si ta ndihmojnë pa e rënduar më shumë.

Të rinj 18–35

Për ty që mendja nuk ndalet, trupi është i tensionuar dhe pushimi nuk po të duket pushim.

Studentë & maturantë

Për ty që je para provimeve, fakultetit, vendimeve dhe presionit për të mos dështuar. Bileta studentore vetëm 15€ — 40 vende të limituara.

Rezervo biletë studentore
Programi i trajnimit

5 module të qarta. Asnjë teori e thatë.

Çdo modul ndërtohet mbi tjetrin — del me kuptim më të mirë dhe me mjete praktike që mund t'i përdorësh atë natë.

  1. Moduli 01

    Pse trupi hyn në alarm?

    Rrahjet e zemrës, tensioni, frymëmarrja, pagjumësia dhe ndjesia sikur diçka e keqe do të ndodhë.

  2. Moduli 02

    Pse mendja nuk ndalet?

    Overthinking, frika nga dështimi, katastrofizimi dhe presioni për të qenë perfekt.

  3. Moduli 03

    Çka të bësh kur ankthi rritet?

    Teknika të thjeshta për frymëmarrje, tokëzim dhe qetësim të sistemit nervor.

  4. Moduli 04

    Si ndihmohet fëmija / studenti pa presion?

    Çka të thuash dhe çka të mos thuash para provimeve ose vendimeve të rëndësishme.

  5. Moduli 05

    Plan praktik për ditët pas trajnimit

    Mini-plan personal për stresin, provimet, gjumin dhe mendimet që nuk ndalen.

Orari i saktë me kohë dërgohet me email pas regjistrimit.

Pse ShnetPaq?

Shëndeti mendor nuk duhet të shpjegohet me gjuhë të ndërlikuar.

ShnetPaq e sjell edukimin shëndetësor në një mënyrë të thjeshtë, të kuptueshme dhe praktike për publikun shqiptar. Ky trajnim është ndërtuar për njerëz realë: prindër, studentë, maturantë dhe të rritur që nuk duan teori të thatë, por kuptim dhe hapa konkretë.

Dr. Lirim Isufi
Ligjëruesi kryesor

Dr. Lirim Isufi, MD

Mjek & edukator shëndetësor — Themelues i ShnetPaq

Fokus në shëndetin mendor, sjelljen dhe mënyrën si ankthi shfaqet në trup, mendime dhe marrëdhënie. Përmes ShnetPaq, synon ta bëjë shëndetin mendor më të kuptueshëm, më praktik dhe më afër njerëzve.

Prof. Ass. Dr. Adelina Ahmeti Pronaj
Ligjëruese e ftuar

Prof. Ass. Dr. Adelina Ahmeti Pronaj

Psikiatre e fëmijëve dhe adoleshentëve

Sesion i dedikuar: Ankthi te fëmijët dhe adoleshentët. Prezenca e saj sjell perspektivën klinike për prindër që duan të ndihmojnë fëmijën pa e rënduar pa dashje.

Ne nuk premtojmë mrekulli. Nuk e "zhdukim" ankthin — të ndihmojmë ta kuptosh më mirë dhe të mësosh mjete praktike për ta menaxhuar. Ky trajnim është edukativ, jo zëvendësim i psikoterapisë ose trajtimit mjekësor.

Çmimet

Zgjidh paketën që të përshtatet.

Early-bird: rezervo më herët, paguaj më pak — për 30 vendet e para.
Më e zgjedhura

Dyshe

35€39€

për 2 persona · 17.50€ / person

2 bileta — vetëm 17.50€ për person. Për prind + fëmijë, çift, dy shoqe ose dy persona që duan ta ndjekin bashkë.

Rezervo 2 vende

Standard

19€25€

Early-bird

Për pjesëmarrës individualë që duan ta kuptojnë dhe menaxhojnë më mirë ankthin, stresin dhe mendimet e tepërta.

Rezervo vendin tim

Premium

49€

Vend më i mirë, material i printuar, PDF pas trajnimit dhe checklist personal — për ata që duan ta marrin trajnimin me vete si udhëzues praktik.

Zgjedh Premium

Student / Maturant — vetëm 15€ · 40 vende

Provimet nuk kërkojnë vetëm mësim. Kërkojnë edhe sistem nervor më të qetë — sidomos para provimeve pranuese dhe vendimeve për fakultet.

Rezervo biletë studentore
Pyetjet e shpeshta

Pyetjet që mund t'i kesh para se të rezervosh.

Rezervo vendin — nga 15€