Keni Pyetje? 🩺

Ne kemi përgjigje (në shumicën e rasteve!)

Më poshtë gjeni përgjigjet për pyetjet më të shpeshta rreth platformës ShnetPaq dhe konsultave mjekësore online.

FAQ Illustration
Çfarë është ShnetPaq?
ShnetPaq është një platformë digjitale që lidh shqiptarët në Kosovë dhe diasporë me mjekë të licencuar përmes konsultave shëndetësore online, në mënyrë të sigurt, të shpejtë dhe të besueshme.
Çfarë lloj shërbimesh ofroni?
ShnetPaq ofron konsulta mjekësore online me profesionistë të licencuar, këshillim për mirëqenie, dhe përmbajtje edukative me fokus në shëndetin personal dhe familjar. Shërbimet nuk zëvendësojnë vizitat fizike apo ndihmën urgjente mjekësore.
A mund të marr diagnozë përmes platformës?
Mjekët mund të japin vlerësim të gjendjes tuaj shëndetësore, por çdo diagnozë është e bazuar vetëm në informacionin që ju ofroni gjatë konsultës. Në raste që kërkojnë ekzaminime fizike, mjekët mund të sugjerojnë ndjekje të mëtejme jashtë platformës.
A është konsultimi me mjekun njësoj si vizita në klinikë?
Jo plotësisht. Konsulta online është një mënyrë praktike për t’u këshilluar me mjek, por nuk zëvendëson një ekzaminim fizik apo ndihmën spitalore. Për shqetësime serioze ose urgjente, rekomandojmë të kontaktoni shërbimet shëndetësore fizike në zonën tuaj.
Kush janë mjekët që ofrojnë shërbime përmes ShnetPaq?
Të gjithë mjekët në ShnetPaq janë të licencuar dhe të verifikuar, me përvojë në fushat përkatëse dhe të përzgjedhur sipas standardeve tona profesionale dhe etike.
Si mund të rezervoj një konsultë?
Rezervimi bëhet shumë lehtë: zgjidh një mjek, cakto orarin, dhe konfirmo me disa klikime përmes platformës.
A mund të zgjedh mjekun vetë?
Po. Përdoruesit mund të zgjedhin vetë mjekun sipas specializimit, orarit të lirë apo përvojës së dëshiruar. Nëse nuk e njihni specializimin e duhur, platforma mund të ju ndihmojë me sugjerim automatik.
A mund të konsultohem për çështje psikologjike apo mendore?
Po. Platforma ofron konsultë me psikologë dhe psikiatër të licencuar. Megjithatë, për trajtime që kërkojnë vëzhgim klinik të vazhdueshëm, mund të nevojitet referim jashtë platformës.
A ofroni shërbime urgjente?
Jo. ShnetPaq nuk ofron ndihmë urgjente mjekësore. Nëse jeni në rrezik për jetën ose përjetoni simptoma të rënda, kontaktoni menjëherë emergjencën lokale.
Sa kohë zgjat një konsultë mjekësore?
Çdo konsultë zgjat deri në 15 minuta, kohë e mjaftueshme për shqyrtimin e simptomave dhe këshillimin bazik.
Çfarë ndodh pas konsultës? A marr ndonjë raport mjekësor?
Po. Pas çdo konsultë, do të pranoni një raport mjekësor elektronik në email, i cili përmbledh vlerësimin e mjekut dhe rekomandimet e dhëna gjatë bisedës.
A mund të flas me mjekun edhe në gjuhën angleze/gjermane?
Po. Disa nga mjekët tanë ofrojnë konsultë edhe në gjuhën angleze, gjermane dhe të tjera, në varësi të disponueshmërisë. Gjuha preferuar mund të shënohet gjatë rezervimit.
A janë të sigurta të dhënat e mia personale dhe shëndetësore?
Po. Të dhënat tuaja ruhen në infrastrukturë të sigurt që përmbush standardet ndërkombëtare të mbrojtjes së të dhënave si ISO/IEC 27001.
Si i ruani të dhënat që i ndaj me mjekun?
Të gjitha të dhënat ruhen në mënyrë të enkriptuar dhe janë të aksesueshme vetëm nga mjeku dhe sistemi i autorizuar.
A i shohin të tjerët të dhënat e mia?
Jo. Askush përveç mjekut dhe sistemit të mbrojtur nuk ka qasje në përmbajtjen e konsultës suaj.
A ndani informacionin tim me palë të treta?
Jo, përveç rasteve ligjore të detyrueshme. Palët teknike janë të mbuluara me kontrata konfidencialiteti.
Ku ruhen të dhënat e mia?
Të dhënat ruhen në serverë të sigurt brenda ZEE apo vende të aprovuara nga Komisioni Evropian.
A mund të kërkoj fshirjen e të dhënave?
Po. Mund të kërkoni fshirjen e të dhënave sipas GDPR dhe ligjit kosovar për të dhënat personale.
Çfarë ndodh nëse ndryshoni politikat e privatësisë?
Do të njoftoheni për çdo ndryshim. Vazhdimi i përdorimit nënkupton pranim të kushteve të reja.
Çfarë lloj suplemente sugjeroni?
Suplementet janë të përzgjedhura në bazë të nevojave më të shpeshta, trendeve dhe analizave shkencore.
A janë suplementet të licencuara?
Po. Çdo suplement është i kontrolluar dhe i licencuar nga autoritetet përkatëse shëndetësore.
Ku mund t’i blej suplementet?
Mund të porositen përmes platformës, me informacion të plotë mbi çmimin dhe dërgesën.
A janë të detyrueshme suplementet?
Jo. Ato janë vetëm rekomandime të personalizuara sipas konsultës.
A mund të më dëmtojnë suplementet?
Jo, nëse përdoren siç rekomandohen. Janë produkte të sigurta për përdorim publik.
A mund t’i përdor pa u konsultuar me mjekun?
Po. Por këshillohet të ndiqni udhëzimet dhe të konsultoheni për raste specifike.
A ofroni terapi alternative?
Po. Në disa raste ofrohen terapi natyrale si shtesë ndaj trajtimeve klasike.
A janë të personalizuara këshillat që japin mjekët?
Po. Çdo rekomandim bazohet në informacionin që ju ndani gjatë konsultës.
A ofroni trajtim natyral?
Po. Nëse është e përshtatshme, ofrojmë zgjidhje natyrale dhe rutina për mirëqenie.
Çfarë përmbajtje edukative ofroni?
Artikuj, video, mikro-kurse dhe intervista rreth mirëqenies, shëndetit parandalues dhe edukimit shëndetësor.
A është përmbajtja falas?
Po. Pjesa më e madhe është falas. Në të ardhmen mund të shtohen kurse premium.
A mund të regjistrohem në newsletter?
Po. Mund të regjistroheni për të marrë informacione pa pasur nevojë për konsultë.
Si siguroheni për saktësinë e përmbajtjes?
Përmbajtja kontrollohet nga profesionistë dhe bazohet në burime të besueshme shkencore.
A mund të kontribuoj me artikuj?
Po. Profesionistët mund të dërgojnë materiale që do kalojnë përmes një vlerësimi editorial.
A organizoni evente edukative?
Po. Organizohet herë pas here webinare, trajnime apo ligjërata online.
Sa kushton një konsultë?
Një konsultë standarde kushton 40 euro. Shërbimet e personalizuara mund të kenë çmime të tjera.
A paguhet çdo konsultë veçmas?
Po. Pagesa bëhet paraprakisht menjëherë pas përzgjedhjes së mjekut dhe orarit.
A do të ofroni abonime?
Po. Jemi duke zhvilluar paketa mujore e vjetore me përfitime të veçanta.
Si mund të bëj pagesë?
Pagesa bëhet online përmes metodave të sigurta në platformë.
A mund të kërkoj rimbursim?
Shërbimet e kryera nuk janë të rimbursueshme, përveç rasteve të përcaktuara me ligj.
A ruhen të dhënat e pagesës?
Jo. ShnetPaq nuk ruan të dhëna të ndjeshme. Transaksionet bëhen përmes ofruesve të jashtëm.
A ofroni periudhë prove?
Jo për momentin, por në të ardhmen mund të ofrohet si opsion.
A mund të përdor ShnetPaq nga diaspora?
Po. Platforma është ndërtuar posaçërisht për diasporën shqiptare.
A funksionon platforma në telefon?
Po. Është plotësisht e përshtatshme për celularë dhe tabletë përmes shfletuesit.
A punoni 24/7?
Platforma është e hapur 24/7, por disponueshmëria e mjekëve varet nga oraret e tyre.
A ofroni shërbime për fëmijë?
Po, por me aprovimin e një prindi ose kujdestari ligjor.
A mund të flas me të njëjtin mjek çdo herë?
Po, nëse është i lirë për konsultë.
A mund të anuloj ose ndryshoj konsultën?
Po, por me disa kufizime sipas kushteve të rezervimit.
Si mund të kontaktoj ndihmën teknike?
Na shkruani në support@shnetpaq.com dhe do ju përgjigjemi sa më shpejt.
Si mund të fshij llogarinë time?
Mjafton të na kontaktoni me email në privacy@shnetpaq.com për të kërkuar fshirjen e llogarisë.
A mund të jap feedback ose ankesë?
Po. Na shkruani në feedback@shnetpaq.com ose në adresën zyrtare të mbështetjes.